Ish-sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do të veprojë si i dërguari i çështjeve të klimës kur presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden të marrë detyrën.
Kerry ishte një nga disa personat e emëruar për pozicionet më të larta nga ekipi i tranzicionit të Biden të hënën.
Përzgjedhjet e tjera kryesore përfshinin ndihmësin për një kohë të gjatë të Biden Antony Blinken si sekretar i shtetit, ndërsa raportet thonë se ish-kryetarja e Rezervës Federale Janet Yellen do të jetë zgjedhja për sekretaren e thesarit.
Biden është parashikuar të mundë presidentin Trump me 306 vota pro ndaj 232 kur kolegji elektoral i SHBA-së mblidhet për të konfirmuar zyrtarisht fituesin më 14 dhjetor, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Në një deklaratë pas njoftimit të hënën, Biden tha: “Kam nevojë për një ekip të gatshëm në ditën e parë për të më ndihmuar të rimarr vendin e Amerikës në krye të tryezës, për të përmbushur sfidat më të mëdha me të cilat përballemi dhe për të çuar përpara sigurinë tonë , prosperitetin dhe vlerat. Ky është thelbi i asaj skuadre”.
Disa nga pozicionet kërkojnë konfirmim në Senatin Amerikan.