Në Kovid qendrën e Shtipit 28 pacientë janë në mbështetje oksigjenike

Mbi gjysma e pacientëve të hospitalizuar  në Repartin infektiv të Shkupit luftojnë me jetë. Gjatë gjithë kohës janë në mbështetje oksigjenike për shkak të nivelit të ulët, gjegjësisht  oksigjenit në gjak, prej të cilës varet edhe funksionimi i organeve.

Marketing

Drejtori i Klinikës – Shtip, Alen Gjeorgjijev thotë se 28 pacientëve u nevojitet mbështetje oksigjenike. Ditën e tretë  në Kovid-qendrën rajonale numri i të hospitalizuarve është 56. Ai potencon se për dallim nga java e kaluar është zvogëluar numri i pacientëve të cilët shërohen në kushte spitalore, por rritet numri i pacientëve me vështirësi. Nga ana tjetër  i madh është presioni i pacientëve në Kovid-ambulantën ditore, ku në ditë ndihmë mjekësore kërkojnë edhe nga  njëqind pacientë të infektuar nga gjithë rajoni lindor.

“Për pacientët të cilët presin kontroll para Kovid- ambulantës, gjatë ditës së nesërme  do të vendoset tendë, donacion i Kryqit të Kuq. Në të do të vendosim edhe karrige dhe do të sigurojmë ngrohje, që ta kenë nxehtë pacientët, të cilët presin jashtë në rrethinën e repartit”, thotë Gjeorgjijev.

Në rajonin lindor raste aktive të koronavirusit janë 1738.