Borisov: Negociata, jo në llogari të historisë

Një kompromis midis Shkupit dhe Sofjes është i mundur, por historia duhet të dihet, ka thënë kryeministri bullgar Bojko Borisov në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Marketing

Sipas tij, Bullgaria dëshiron që Maqedonia të fillojë bisedimet e pranimit me BE-në gjatë kryesimit gjerman, por thotë se është i shqetësuar që në rezolutën e Parlamentit Evropian është ngritur çështja e pakicës maqedonase në Bullgari.

Nuk ka pakicë maqedonase në Bullgari. Çfarë pakice maqedonase duhet të ketë në Bullgari? Dhe meqenëse socialistët në Bullgari votuan për rezolutën në Parlamentin Evropian, ata padyshim gjithashtu besojnë se pakicë e tillë jeton me ne. Në vend që të kemi debat pozitiv në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne tani po shkojmë drejt një debati krejt tjetër. Më duhet të them se jam vërtet i shqetësuar për këtë’ deklaroi Bojko Borisov, Kryeministër i Bullgarisë.