Shkup, regjistrohen 167 shkelje në trafik

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (29.11.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Marketing

Vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 167 gjoba, mes të cilave 26 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 14 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 36 për parkim të parregullt, 20 makina janë larguar nga karrotreci dhe 27 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rritje të sigurisë në trafik.