Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Dita Botërore e Vullnetarizmit – 5 Dhjetori çdo vit shënohet me aktivitete në lëvizjen e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Në këtë ditë në mbarë botën organizohen aktivitete të ndryshme që t’iu jepet mirënjohje vullnetarëve për kontributin e tyre dhe punën vullnetare për ndihmë dhe mbështetje të kategorive të ndryshme të popullatës të cilat i ndihmon Kryqi i Kuq.

Marketing

Si rezultat i pandemisë me Kovid-19, dje Kryqi i Kuq organizoi uebinar onllajn për shënimin e Ditës Botërore të Vullnetarizmit nën moton “Për të gjithë vullnetarët tanë”. Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë në këtë ngjarje dhe në emër të Kryqit të Kuq të gjithë vullnetarëve iu ndau Mirënjohje të titulluar “Për të gjithë vullnetarët tanë” për kontributin gjithëpërfshirës në sigurimin e mbështetjes për grupet e ndryshme të prekura nga pandemia me Kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Më lejoni, në emër të të gjithë qytetarëve të ju shpreh falënderim të madh të gjithë vullnetarëve për sakrificën, përgjegjësinë dhe përkushtimin e tyre.

E gjithë kjo është veçanërisht e dukshme në këto kushte të jashtëzakonshme në të cilat gjendemi për shkak të pandemisë së Kovid-19, kur na nevojiten të gjitha resurset materiale, mjekësore, por para së gjithash, njerëzore”, porositi presidenti Pendarovski.