Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me vizitën në SHBA për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit.
Përmes një postimi në Tëitter, Rama bën me dije se në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork u përmbyllën komunikimet për të siguruar vaksinën për Shqipërinë.
Gjithashtu, Rama shprehet se ambicia e qeverisë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin.
Mesazhi i Ramës:
Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.
Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.
Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duke e pamundur po ne do t’ia dalim, pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!