Është hedhur shorti në në Nyon të Zvicrrës për garën më prestigjioze evropiane të futbollit në nivel të klubeve, Ligën e Kampionëve.
Ky short vendosi përballë njëra-tjetrës 16 skuadra të cilat në dy ndeshje vajtje-ardhje do të synojnë një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të këtij kompeticioni.
Nuk munguan as befasitë, ku derbi më i madh cilësohet të jetë ndërmjet Barcelonës dhe Paris-Saint Germain.
Këto janë 16 skuadrat që do të përballen në mes vete./Lajmi.net/
Borussia Monchengladbach – Manchester City
Lazio – FC Bayern Munchen
Atletico Madrid – Chelsea
RB Leipzig – Liverpool
FC Porto – Juventus
Barcelona – PSG
Sevilla – Borussia Dortmund
Atalanta – Real Madrid