Zv. Kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov edhe njëherë ri-përsëriti qëndrimin e Qeverisë se vendi nuk do të dorëzohet para bllokadës dhe vetos bullgare, por përkundrazi do të vazhdojnë edhe më tej përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje e cila do të zhbllokonte rrugën tonë drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Misioni jonë po rrokulliset përpara. Me biseda telefonike intensive dhe video lidhje, një nga misionet tona kyçe ne e realizuam. Ne nuk e kemi ndërmend t’i ngremë duart dhe të dorëzohemi, por do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje me Bullgarinë”, tha Nikolla Dimitrov, zv. Kryeministër për Çështje Evropiane.