Alkaloid është njëra nga kompanitë ku do të ruhen vaksinat e Covid19

Alkaloid Shkup është njëra nga kompanitë me të cilat Ministria e Shëndetësisë ka rënë në ujdi për të bashkëpunuar në ruajtjen e vaksinave.

Marketing

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje vizitoi operatorët ekonomik ku duhet të mbahen vaksinat kundër Covid19, e të cilat sipas ministrit i plotësojnë kushtet për temperaturë optimale. Mirëpo Filipçe nuk shpalosi emrat e kompanive të cilat do t’i ruajnë vaksinat, të cilat pritet të vijnë në fillim të vitit të ardhshëm. Emrin e Alkaloidit e shpalosi kryeministri i shtetit Zoran Zaev.