Henkok: Është identifikuar variant i ri i virusit korona

Ministri britanik i Shëndetësisë Met Henkok deklaroi se është identifikuar variant i ri i virusit korona.

Marketing

Sipas tij, kjo mund ta sqarojë kërcimin në rastet në jug të Anglisë, njoftoi “Guardian”.

“Identifikuam variant të ri të virusit korona, që mund të ketë lidhje me rritjen e shpejtë të numrit të pacientëve në juglindje të Anglisë”, tha Henkok.

Henkok tha se është njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ai edhe theksoi se ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se është “shumë e pabesueshme” se vaksina nuk do të funksionojë në variantin e ri, por shtoi se po bëhen teste shtesë që të konfirmohet rezistenca eventuale.