Sanksionohen 213 shoferë në Shkup

Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 213 masa. Pesëmbëdhjetë masa janë për vozitje pa patentë shoferi, ndërsa 18 për mos mbajtje të maskës mbrojtëse.

Marketing

Siç kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, dhjetë masa kanë të bëjnë për automjetet e parregjistruara dhe të parregulluara teknike, 14 për shfrytëzim të celularit, ndërsa gjithashtu po aq sanksione për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë. Njëmbëdhjetë sanksione janë shqiptuar për kalim në semafor të kuq.

Gjithashtu, janë shqiptuar 74 masa për parkim të padrejtë, ndërsa me “karrotrec” janë mënjanuar 41 automjete.

“Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion”, citohet në kumtesën e MPB-së.