Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet pa pengesa, në disa vende rrugë të lagështa, për shkak paraqitjes së mjegullës dukshmëria në Kërçovë dhe qafat malore Preskë dhe Gjavatë është zvogëluar nga 50 deri 100 metra.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Nga data 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2021.