Nuredini: Është bërë aplikimi i cili duhet të dorëzohet për akreditim të laboratorit qendror të MMJPH

 Është bërë aplikimi të cilin laboratori qendror i Ministrisë së Mjedisit të  Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor duhet ta dorëzojë në Institutin për Akreditim për kontroll të aftësisë për përmbushjen e standardeve të përcaktuara dhe ai të marrë certifikatë për laborator të akredituar.

Marketing

Këtë sot e theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp për punën e bërë në njëqind ditët e kaluara.

“Shpresojmë se laboratori qendror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të akreditohet. Ne jemi në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Një numër i madh i të punësuarve janë izoluar dhe të sëmurë dhe kemi vonesë në procese. Instituti për Akreditim do ta akreditojë laboratorin qendror të Ministrisë dhe ne jemi në bashkëpunim me ta”, shtoi Nuredini.

Lidhur me këtë ku i deponojnë mbeturinat komunat e rajonit të Pollogut duke pasur parasysh bllokadën e deponisë Rusino, tha se plani rajonal për Pollog është që kjo deponi të zhvillohet dhe të rehabilitohet.

“I gjithë rajoni i Pollogut duhet t’i deponojë mbeturinat në Rusino dhe ne u dakorduam edhe me institucionet lokale dhe me nismën. Dhamë urdhër si Ministri të fillojmë punë me rehabilitimin dhe zhvillimin e deponisë Rusino dhe besojmë se punët do të fillojnë këtë javë”, tha Nuredini dhe shtoi se deponia do të zhvillohet në pesë vitet e ardhshme derisa të gjejnë zgjidhje tjetër për të.