Ministri Shaqiri realizoi takim pune me ambasadorin e sapoemëruar francez Bomgartner

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, realizoi takim pune me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Siril Bomgartner.

Marketing

Siç kumtoi MSHIA, theks i veçantë është vendosur në pjesën e realizimit të trajnimeve në gjuhën franceze për të punësuarit e administratës publike.

Në takimin e punës u diskutua lidhur me projektet aktuale dhe të ardhshme në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në pjesën e Reformës së Administratës Publike.

“Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se përvojat franceze janë të dëshirueshme dhe të mirëpritura dhe ka hapësirë për thellim dhe avancim të bashkëpunimit, në periudhën e ardhshme”; theksohet në kumtesën e MSHIA.