Pesë njerëzit pasuria e të cilëve u rrit më shumë në vitin 2020

Viti 2020 ishte i vështirë financiarisht për shumë njerëz në të gjithë botën për shkak të pandemisë globale që shkaktoi koronavirusi. Por për disa historia ka qenë ndryshe.

Marketing

Shitjet e Amazonas arritën shifra rekord gjatë këtij viti pasi kufizimet e distancës socilale i detyruan njerëzit të fokusoheshin te blerjet online.

Ndërsa jemi në fund të vitit 2020 ja një vështrim për pesë miliarderët që kanë parë pasurinë e tyre të rritet më shumë këtë vit, sipas indeksit të miliarderëve të Bloombergut, i udhëhequr nga :

Elon Musk, CEO i Tesla

Musk ka shtuar 140 miliardë dollarë në vlerën e tij neto në vitin 2020, duke e çuar totalin në 167 miliardë dollarë që nga e hëna, sipas Bloombergut. Kjo rritje e bëri Muskun të kryesojë listën, pasi në nëntor ai u rendit i dyti pas Bill Gatesit.

Në fillim të vitit 2020 vlera neto e Muskut ishte 30 miliardë dollarë, por viti i jashtëzakonshëm bëri që aksionet e prodhuesit të automjeteve elektrike të rriten me 650%. “Tesla” vendosi një rekord të ri të shitjeve dhe raporton tremujorin e pestë radhazi fitimprurës.

Elon Musku zotëron 20% të aksioneve në “Tesla”, kështu që rritja e ndërmarrjes siguroi edhe rritjen e fitimeve të tij personale, duke e çuar vlerën e tyre në më shumë se 125 miliardë dollarë.

Jeff Bezos, CEO i Amazon

Me rritjen e pandemisë Bezosi e filloi vitin 2020 si personi më i pasur në botë dhe gjithçka që ai bëri ishte shtimi i pasurisë me më shumë se 72 miliardë dollarë neto. Bezosi i cili zotëron 50 % të aksioneve të Amazon me vlerë 170 miliardë dollarë, pa që vlera e pasurisë së tij të rritet me 187 miliardë dollarë. ( Bezosi është personi më i pasur në historinë moderne, dhe pasuria e tij neto verën e kaluar arriti në 200 miliardë dollarë.)

Zhong Shanshan, themeluesi i “Nongfu Spring”-ut

Pasuria neto e Zhong Shanshanit është rritur me 62.6 miliardë dollarë në vitin 2020 ( aktualisht është më shumë se 69 miliardë dollarë), sipas Bloombergut. Zhongu u bë njeriu më i pasur i Kinës në shtator, pasi kompania e tij e ujit në shishe, “Nongfu Spring”, filloi një rrugëtim të suksesshëm dhe grumbulloi më shumë se 1.1 miliardë dollarë .

66-vjeçari Zhong, zotëron 84% të kompanisë vlera e të cilave arrin në 60 miliardë dollarë, gjë që e ndihmoi atë të kalonte miliarderë të tjerë si Pony Ma i “Tencentit” dhe themeluesi i “Alibaba Jack Ma” për t’u bërë personi më i pasur në Kinë muajt e fundit.

Colin Huang, themeluesi i “Pinduoduo”-s

Dyzetvjeçari Colin Huang shtoi 33 miliardë dollarë në pasurinë e tij neto në vitin 2020, duke e çuar atë në gati 53 miliardë dollarë, sipas Bloomberg-ut. Ky ishte viti në të cilin ai dha dorëheqjen si CEO i kompanisë që ai e themeloi pesë vjet më parë.

“Pinduoduo” është një treg në Internet që lejon grupe njerëzisht të ndajnë koston e blerjeve. Ai u bë publik në vitin 2018, duke e bërë Huangun një miliarder. Ashtu si gjigandët e tjerë të tregëtisë online, “Pinduoduo” ka përfituar nga rritja e blerjeve për shkak të pandemisë, duke katërfishuar vlerën e aksioneve .

Dan Gilbert, kryetar i kompanive të raketave

Gilbert është pronari 58- vjeçar i Cleveland Cavaliers të NBA dhe themeluesi i Quicken Loansit. Pasuria e tij neto u rrit me 28.1 miliardë dollarë në vitin 2020, sipas Bloombergur. Gilberti zotëron rreth 73% të aksioneve në kompaninë e raketave vlera e të cilave arrin në 31 miliardë dollarë.