Seanca maratonike prej më shumë se 20 orëve dhe paraqitja e njëpasnjëshme e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Të Majtës pamundësuan miratimin e ligjit për Makpetrollin. Me të parashikohej që Makpetrollit ti pranohet 50% e pronësisë të gazsjellësit në vend dhe ti paguhet 33 milion euro. Deputet e opozitës e cilësuan marrëveshjen si krim të kryeministrit Zoran Zaev duke I vënë në kurth deputetët.
“Lideri juaj I guximshëm nuk mund ta nënshkruaj dhe ua lë deputetëve. Dhe nëse ndonjëherë vie deri në llogaridhënie, ju garantoj me dorën në zemër se ai do të thotë: unë nuk jam, deputetët e miratuan që ti jepni Andreas 33 milion euro në kundërshtim me rregulloren dhe kushtetutën”, u shpreh deputetja e VMRO – DPMNE – së, Bllagica Llasovska.
“Miratohet në procedurë të shkurtuar, ndërkohë që bëhet fjalë për ligj me vetëm 5 nene me të cilët do të duhet të paguhen 33 milion euro. Nuk shoh përse duhet shpejtuar, përpos se urgjentisht duhet të transferohen paratë në llogarinë e Makpetrollit”, theksoi deputeti i VMRO – DPMNE – së, Mirçe Axhioski.
Në seancën e kuvendit përpos deputetëve të VMRO – DPMNE-së dhe të Majtës, të paktë ishin deputetët e shumicës për të debatuar dhe votuar marrëveshjen. Ministri transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski I pranishëm në sallë I kundërpërgjigjej akuzave të opozitës.
“Bëhet fjalë për ligj të energjetikës I miratuar në vitin 2018, në të cilin parashikohet ndarje të operatorit të sistemit për përçim ta gazit që do të thotë se zgjidhet kontest disa vjeçar që e kemi në shtet, në përputhje me atë ligj të energjetikës. Në përputhje me këtë ne duhet të bëjmë ndarje të mbarë sistemit energjetik dhe nëse duam të jemi real duhet të zgjidhet kjo çështje, pasiqë me këtë bëhet gazifikim I komunave, qyteteve, amvisërive, sektorit të biznesit”, u shpreh ministri transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski.
Debati ka përfunduar mëngjesin e sotëm. Kjo seancë e 20-të, me këtë pikë të rendit të ditës do të caktohet në mënyrë shtesë.