Këngëtarja Adelina Tahiri pa vite me parë kurorëzoi dashurinë e saj me biznesmenin dhe avokatin e njohur, Serjoza Markov. Por çifti zgjodhi të mos bënte një dasmë tradicionale, duke zgjedhur një organizim të vogël.
Arsyen e ka treguar vetë këngëtarja, në një intervistë për “Prive”, ku është shprehur se shkak ka qënë marrëdhënia e saj më prindërit.
“Kur flas për mamin më dhemb shpirti. Tani janë bërë nënë vetë dhe e dua dy herë më shumë. E di se sa më ka dashur dhe çfarë pjese të vetes ka hequr kur kam dalë prej shtëpie. Nuk kam dashur të bëj dasmë dhe të vinte të më merrte tek shtëpia, sepse është shumë e dhimbshme kjo pjesë dhe unë jam shumë e lidhur me të. Nuk ka ditë që unë nuk flas me të minimumi 5-6 herë në ditë. Unë bie dhe zgjohem me mamin. Kjo gjë më prek shumë sepse jam nënë vetë dhe e di se sa të vështirë e ka patur. E di se sa shpesh e ka parë dhomën e zbrazët dhe ka qarë,”- u shpreh Adelina.
Këngëtarja është në fokus të mediave rozë që prej martesës me avokatin nga Maqedonia e Veriut. Ajo gjithnjë flet për jetën e luksit dhe mundësitë që i ka dhënë martesa me të. Të dy janë prindër të një djalë që është pagëzuar me emrin Jon.