Sejdini: Futbolli i bashkon njerëzit

Kreu i Federatës së futbollit në Maqedoni Muhamet Sejdini u shpreh se futbolli dhe sporti në përgjithësi bashkon njerzit, ashtu siç bashkoi 96 delegatët e FFM-së dhe i dhanë mbështetje që për herë të parë të udhëheq me këtë institucion sportiv një shqiptar. Sipas tij, ka kaluar koha e stereotipave dhe tani me punë dhe përkushtim fitohet edhe besimi për të udhëhequr me institucione relevante, përfshi edhe ato të sportit.

Marketing

Prej 96 delegatëve të FFM-së, 20 janë shqiptarë dhe 76 maqedonas dhe më përzgjedhin mua për kryetarë, e vlerësoj dhe çmoj atë që ndodhi në atë kongres duke i dhanë besimin një shqiptari. Që do të thotë se koha e stereotipave ka kaluar, këtë do ta arsyetoj me atë se në Tbilisi kur reprezentacioni i Maqedonisë e fitoi Gjeorgjinë, në të gjitha qytetet shqiptarë, në të gjitha kafenetë, si asnjëherë më parë të gjithë ishin me shpresë se do të fitoj Maqedonia, pa marrrë parasysh se ishin shqiptarë, maqedonas, turq, rom apo të ndonjë nacionaliteti tjetër. Mendoj që sporti apo futbolli në përgjithësi i bashkon njerëzit”, deklaroi Muhamet Sejdini.