Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami jep lajmin e mirë për zejtarët. Në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar (,,Gazeta Zyrtare e RMV”, nr. 267/20 nga data 09.11.2020) nga janari i vitit 2021 te shërbimet zejtare, do të zbatohet shkalla preferenciale tatimore prej 5% mbi qarkullimin të cilin e kryejnë zejtarët të cilët janë të evidentuar në regjistrin e zejtarëve në pajtim me Ligjin për zejtari, dhe atë:
Riparim të:
biçikletave
këpucë dhe prodhime të lëkurës
rroba dhe mbulesa për amvisëri (përfshirë arnim dhe riparim) dhe
shërbime të parukerisë