Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive nga sot
funksionon në zyra të reja, përkatësisht në objekt të ri.
Përurimin e objektit sot bashkë e bënë kryetari i Qeverisë, z. Zoran
Zaev, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti,
kryetari i kuvendit z. Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë z.
Artan Grubi dhe zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski.
Kryetari i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev
me këtë rast ka thënë se qeveria vendimin për të blerë objektin për
Ministrin për sistem politik e ka marrë me datë 30 dhjetor të vitit 2020
dhe që ky vendim është marrë me qëllim që edhe për këtë ministri të
sigurohen kushte maksimale për punë.
“Duke respektuar sistematikisht vlerat evropiane, ne si Qeveri sigurojmë
mbrojtjen e të gjitha çështjeve që lidhen me jetën politike dhe
marrëdhëniet midis bashkësive, duke respektuar zbatimin e së drejtës për
të përdorur gjuhët dhe alfabetin e komuniteteve si dhe duke garantuar
mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të të gjitha
bashkësive që jetojnë në Maqedoni të Veriut.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi me këtë rast ka thënë se
ky pallat 6 katesh, në vlerë prej 14 milion euro do të jetë shtëpia e re
e Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive.
Grubi nuk ka mbetur pa përmendë se kjo ministri ka trashëguar
Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit i cili me 17
mars të vitit 2019, me dy të tretën e votave, gjegjësisht 80 vota PËR në
kuvend u transformua në ministri.
Grubi gjithashtu ka thënë se tani më shumë se kurrë, të gjithë në
Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të angazhohemi me qëllim që të
bëjmë vendin tonë një vend më të mirë për të gjithë.
Sipas zëvendëskryeministrit të parë, z. Artan Grubi me sigurimin këtij
objekti për Ministrin për sistem politik është siguruar dhe funksionimi
i suksesshëm i sistemit politik, gjithashtu realizimi i prioriteteve
strategjike që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit dhe njëherësh koordinimi
dhe harmonizimi më i mirë i funksionimit të të gjitha organeve
shtetërore me qëllim respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.