Zaev: Legalizmi i kanabisit mbron nga përdorimi i drogave të rrezikshme

Kushtet klimatike me të cilat disponon Maqedonia e Veriut janë të volitshme për kultivimin e kanabisit. Ky është një potencial të cilin duhet të mbështesim dhe ta shfrytëzojmë tha Kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

“Në botë legalizimi i kanabisit është një luftë serioze kundër përdorimit të drogave të rrezikshme si kokaina, heroina, hashashi etj. Pastaj i shërben turizmit në shtet dhe hotelierisë. Të mos flas pastaj në aspekt shëndetësor sa do t’i ndihmojë qytetarëve, si mbi sëmundje psikologjike, ndikon mbi epilepsinë, kancerin e shumë sëmundje tjera, ku përdoret kjo bimë, e cila po përdoret çdo ditë e më shumë.” – deklaroi Zaev.