Prishtinë: Përmbyten shtëpi e lokale, kritikohet komuna (Video)

Reshjet e shiut që nuk u ndalën gjatë ditës së premte, kanë shkaktuar shumë deme ne disa lagje të Prishtinës.

Familja Rama nga lagjja Kalabria është në hall ngase uji dhe kanalizmi kanë shpërthyer brenda dhe jasht në oborrin e shtëpisë së tyre.

Marketing

Fatin e njëjtë kishin edhe oborret e shtëpive në Hajvali, e Fushë Kosovë.

Derisa në rrugën ”Agim Ramadani” në kryqytet uji hyri edhe brenda lokaleve, njofton Klan Kosova.

E gjithë këto telashe sipas banorëve po ndodhin shkak i pusetave të ujit dhe kanalizimit, që nuk mund ta përballojnë të gjitha shtëpitë.

Ndaj dhe fajin për këto telashe ua lënë komunave përkatëse.