Akoma mbeten të panjohur shumica e emrave që do të përfaqësojnë partitë politike në Komisionin Shtetërorë të Zgjedhjeve, ndërkohë që mandati i përbërjes aktuale skandon pas pak ditësh. Detaje se kush ka depozituar kandidaturën në konkursin e hapur nga Kuvendi dhe i cili përfundoi dje, ende nuk ka. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, Kostadin Kostadinov thotë se në këtë faze është heret për të komentuar.
“ Në këtë fazë nuk do të mund të komentojmë, sepse fillimisht duhet të mblidhet Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime për të përcjellë më pas deri tek kryetari, dosjet e kandidatëve që janë paraqitur. Më pas, sipas rregullativës ligjore, kryetari i përcjell deri tek partitë dhe ato më pas sjellin vendim për përfaqësuesit e tyre. Faza e dytë është Komisioni, i cili duhet të mblidhet të përpilojë propozim konkret dhe më pas i njëjti të votohet në seancë plenare- deklaroi
Kostadin Kostadinov- Kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.
Mirëpo nuk morëm përgjigje në pyetjen se cilët janë emrat që do të propozojë LSDM-ja, për të cilën, sipas Kodit Zgjedhor, janë të rezervuara tre vende. Nga BDI, parti të cilës në Komisionin Shtëtërorë të Zgjedhjeve i takon posti i nënkrytarit, thonë për Alsat se edhe një tjetër mandat do të ia besojnë anëtares që deri tani i ka përfaqësuar, Ditmire Shehu. Sa u përket partive opozitare, nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative thonë se ende nuk kanë diskutuar për një për emrin që do të propozojnë.
“Për momentin ende nuk janë diskutuar. Nuk është diskutuar kjo çështje, qoft me partitë politike, qoft për emrin i cili do të përfaqësoje Aleancën për Shqiptarët dhe Aternativën- tha Bujare Abazi- ASH-AAA.
VMRO-DPMNE, të cilës si partia me e madhe opozitare i takon karrigia e krytarit, PROPOZON informoi Aleksandër Dashtevskin. Dashtevski më herët ka qenë anëtar i KSHZ-së nga partia VMRO-Popullore. Në kohën e Gruevskit u bë anëtar i VMRO-DPMNE-së.
“Po, mund të them se me vendimin e fundit të Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, profesori Aleksandër Dashtevski e mori mbështetjen për kryetar të ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve- pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Prej më shumë se dy vitesh pushteti kishte premtuar se do të ndryshojë Kodin zgjedhor dhe mënyrën e zgjedhjes së anëtarë të KSHZ-së, në mënyrë që ata të jenë ekspertë dhe të zgjidhen gjashtë muaj para çdo cikli zgjedhor. Ky ndryshim nuk u bë kurrë.