Evakuohen banorët e Vushtrisë për shkak të vërshimeve

Banorët e një pjese të komunës së Vushtrisë janë evakuuar, pasi lumi Sitnica ka dalë nga shtrati, njoftoi kryetari i komuns, Xhafer Tahiri.

Marketing

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ndihmuar për evakuimin e banorëve, pasi gjendja është e “rënduar.”

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se vërshimet e lumit  kanë rënduar gjendjen e ekonomive familjare dhe banorëve.

“Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Sitnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Sitnica.

Ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuuar banorët. Po bëjmë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani,” ka shkruar ai.

Ai ka thënë se po bëhen përpjekje maksimale për t’i dalë në ndihmë banorëve dhe do të kërkohet nga Qeveria kompensim i dëmeve.

“Do të kërkojmë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve.

Shkolla fillore Naim Frashëri në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë.

Zoti na ndihmoftë, ” shkruan Kryetari i komunës në njoftimin e tij.