Greqia goditet nga tërmetet, regjistrohen tre lëkundje të forta sizmike

Një termet me magnitudë 4.2 rihter është regjistruar në Greqi rreth orës 11:40. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Aigio të Greqisë.

Marketing

Ndërsa më herët sipas mediave greke janë regjistruar dy lëkundje të tjera të forta, përkatësisht 4.7 dhe 4.4 rihter. Këto dy lëkundje janë regjistruar në qytetin e Nafpaktos.

Tërmeti në qytetin e Aegio, sipas Institutit Sizmologjik Gjeodinamik, ndodhi 16 kilometra në veriperëndim të Aegio. Thellësia e tërmetit ishte në 11,6 km. Sipas informacionit, tërmeti është ndjerë në zonat përreth, si dhe në Patras .