Tare bënë gafën e sezonit: Paguan paratë e Netos te Sporting Lisbona në vend se te Sporting Praga

Lazio ka pohuar se departamenti i tyre financiar gabimisht renditi dy pagesa me vlerë 11 milionë euro për Pedro Neton te “Sporting Lisbona” sesa te “Sporting Braga”, sepse ata ishin “mashtruar nga emrat e ngjashëm të klubeve”.

Marketing

Sipas llogarive të klubit italian, të disponueshëm publikisht në Internet, dy pagesa në lidhje me sulmuesin e Portugalisë u paguan te “Sporting Lisbona” në korrik 2018 dhe mars 2019 – pavarësisht nga fakti se ai kurrë nuk ka luajtur për skuadrën në fjalë.

Llogaritë e Lazios dhe Bragas, gjithashtu duket se nuk bien dakord mbi sasinë e parave të përfshira në marrëveshjen për Neton.