Përgjigjet në pyetjet që mund t’i keni për vaksinën.
Zyrtarët shëndetësorë, thonë se të dyja dozat duhet të jenë të një vaksine, shkruan “Evropa e Lire”.
Vaksinat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, të cilat janë duke u dhënë në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe disa pjesë të botës, duhen të jepen në dy doza me disa javë në mes, transmeton lajmi.net.
Në SHBA, ku janë duke u shpërndarë vaksinat e kompanive, Pfizer dhe Moderna, zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se vaksinat nuk janë të këmbyeshme.
Në Angli, ku janë të qasshme vaksinat e kompanive Pfizer dhe AstraZeneca, zyrtarët shëndetësorë, kanë thënë se dozat duhen të jenë në përputhje me njëra-tjetrën.
Përgjigjet në pyetjet që mund t’i keni për vaksinën
Mirëpo në raste të rralla kur një lloj nuk i disponueshëm, apo nuk dihet se cila vaksinë i është dhënë pacientit për herë të parë, zyrtarët kanë thënë se është në rregull të jepet cilado vaksinë që është e qasshme për herë të dytë.
Meqë vaksinat e kompanive Pfizer dhe AstraZeneca fokusohen në një proteinë që mbështjell koronavirusin, ata besojnë se një dozë e gabuar është më mirë sesa mbrojtja e pjesshme, transmeton agjencia e lajmeve AP.
Mirëpo pa bërë ndonjë studim, dozat e vaksinës nuk duhet të përzihen, ka thënë, Naor Bar-Zeev ekspert për vaksina në Universitetin Johns Hokpins.
Ku dallojnë vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizerit?
Nëse njerëzit marrin vaksinë ndryshe për herë të dytë aksidentalisht, Bar-Zeev ka thënë se ka mundësi që ajo “të funksionojë dhe të jetë e tolerueshme”, ndonëse duhet bërë kërkime për t’u siguruar.