Personat e infektuar po përjetojnë këtë simptomë.
Në Angli të gjithë po përdorin një aplikacion “Covid Symptom Study”, në të cilin personat e infektuar tregojnë pasojat apo simptomat dhe në këtë mënyrë ndihmojnë studiuesit për të njohur më shumë këtë virus.
Pikërisht prej këtij aplikacioni një analizë e Kolegjit Mbretëror të Londrës, ka zbuluar se një efekt anësor i ri i Covid-19 është dhe inflamacioni i gjuhës, dhe mund të shkaktojë ulçera, ënjtje dhe herë pas here njolla të bardha.
Deri tani kjo simptomë është mjaft e rrallë por është raportuar nga një numër gjithnjë në rritje pacientësh që kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi.