Dje (25 janar) në ora 14:10, personi G.A. 25 vjeçar nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se një person i panjohur kishte hyrë në marketin e tij në Tetovë, kishte blerë cigare të cilat i kishte paguar me një kartëmonedhë 100 euro, dhe më vonë kishte vërejtur se kartëmonedha kishte qenë e falsifikuar. Bankënota është konfiskuar për ekspertizë dhe çështja është duke u zbardhur.