Lëvizja Anti-bixhoz kërkon mbyllje të kazinove derisa nuk pranohen propozimet e tyre

Lëvizja Anti bixhoz nga Tetova sot në konferencë për shtyp kërkoi mbyllje të përkohshme të të gjitha objekteve për lojëra të fatit, deri në miratimin e ligjit i cili do të parashohë që objektet e tilla të jenë tre kilometra jashtë vendbanimeve. Këtë kërkesë e kanë për shkak të vrasjes së dyfishtë dhe vjedhjes në kazinon në Shkup, gjatë vitit të kaluar.

Marketing

“Prej momentit të vrasjes së dy të rinjve gjatë vjedhjes në Vizbeg kërkojmë mbylljen e të gjitha objekteve për bixhoz si në Shqipëri dhe Kosovë, deri në miratimin e ligjit të vërtetë, sepse ju vetë deklaruat se do t’i ndiqni veprimet e vendeve të rajonit”, deklaroi Xhemal Abdiu, përfaqësues i Lëvizjes.

Përfaqësuesit e Lëvizjes dhe e porositi Qeverinë të mos e miratojë ligjin e propozuar për lojëra të fatit për të cilin, sipas tyre, paraqet lojë që nuk respekton asnjë standard njerëzor.

“Përputhet me shprehjen ‘të themi se po bëjmë diçka’ sepse tregojmë se kjo nuk ndihmon në zgjidhjen e gjendjes në të cilën ndodhemi. Prandaj u themi të mos tregtojnë në dëm të qytetarit. Qeveria t’i sistematizojë ata tetë mijë të punësuar në ato objekte me rrogë minimale. Ju jeni të zgjedhur nga populli në mënyrë që ta mbroni nga ato lojëra të ndyra”, tha Xhemal Abdiu.

Sipas Lëvizjes, shteti më shumë kujdeset për të punësuar në objekte për lojëra të fatit, se sa të papunët.