Pas 11 viteve, Armata bëhet me nënoficerë të rinj

Pas 11 viteve, Armata e Maqedonisë së Veriut sot edhe zyrtarisht është përforcuar me nënoficer të ri. Prej sot 65 ushtarë profesionistë do të mbajnë gradën e rreshterit në uniformat e tyre. Ushtarët paraprakisht kanë kryer trajnime. Ceremonia u mbajt në kazermat Ilinden, ku nënoficerëve të rinj iu drejtua edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska

Marketing

“Pauzë e paarsyeshme prej 11 viteve për t`u pasuruar me brezin e ri të nënoficerëve”, tha Shekerinska, duke shtuar se kjo ngritje në detyrë zgjidh pjesërisht problemin e 500 vendeve të lira për nënoficerë në Armatë.

Deri në fund të vitit, është planifikuar që 55 ushtarë profesionistë të promovohen në rreshterë, pas përfundimit të trajnimit që do të nis me 22 shkurt.