Mario Draghi u betua si kryeministri i ri i Italisë me një ceremoni të posaçme në Pallatin Quirinal në Romë, duke shënuar fillimin e një epoke të re në politikën italiane. Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane mbërriti tre minuta para për ceremoninë që u mbajt nën masa të rrepta parandalimi të koronavirusit.
Administrata e tij e re, që përbëhet nga një përzierje e teknokratëve dhe e politikanëve pritet të fillojë punë javën e ardhshme pasi të votëbesohet në të dyja dhomat parlamentit. Votimi pritet të jetë formal pasi shumica e ligjvënësve kanë shprehur mbështetje për qeverinë e re Draghi.
Së pari dhe mbi të gjitha, në axhendën e 73-vjeçarit është nxjerrja e Italisë nga kriza pandemike e koronavirusit, që deri më tani u ka marrë jetën rreth 93,000 vetëve dhe e ka zhytur vendin në recensionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.
I njohur edhi si Super Mario për qasjen e tij për të kaluar krizat pavarësisht vështirësive në eurozonë, qeveria e tij ka në përbërje njerëz nga thuajse të gjitha partitë politike. Në kabinet është përfshirë edhe zv./guvernatori i Bankës së Italisë Daniele Franco.
Ekonomia do të jetë fokusi kryesor i qeverisë së re. Italia është ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës, por pandemia e ka dëmtuar rëndë dhe GDP e vendit është tkurrur me 8.9 për qind në 2020
Vendi ka gjithashtu renditet i dyti për borxhin e lartë publik, pas Greqisë që është e para, deri tani 158 për qind e GDP-së. Detyra e para e qeverisë është të vendosë se si do të shpenzojë 209 miliardë euro që do të marrë nga plani i rimëkëmbjes i BE-së.