Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se si pasojë e reshjeve të mëdha të borës, shërbimet komunale po zhvillojnë një aksion intenziv për pastrimin e rrugëve nga bora dhe hudhjen e kripës mekanike.
‘Shërbimet komunale për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve ndodhen tashmë në terren duke realizuar pastrimin e borës në rrugët sekondare dhe hudhjen e kripës mekanike për lehtësimin e lëvizjes së veturave.Poashtu, shërbimet e Qytetit të Shkupit po e realizojnë paralelisht me ne këtë aksion në rrugët kryesore përgjatë territorit të komunës sonë-thotë Ganiu.