Kuçuk javën e ardhëshme në Shkup, ja agjenda

 Eurodeputeti bullgar dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë Veriore Ilhan Kuçuk do të bëjë një vizitë në vend javën e ardhshme.

Marketing

Kuçuk e njoftoi këtë në një intervistë për Kanal 5 TV, në të cilën ai thotë se do të vijë në Shkup për takime me udhëheqjen politike në vend.

Takime të njoftuara me presidentin Stevo Pendarovski, Kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, Kryeministrin Zoran Zaev, Zëvendës Kryeministrin për Çështjet Evropiane Nikola Dimitrov, Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, udhëheqësin e VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski, koordinatorët e partive politike në Parlament.

“Ka nevojë për bisedime, sepse rruga e reformave duhet të vazhdojë,” tha Kuçuk.

Ai pret angazhime konkrete nga takimet, të cilat Qeveria e Zaevit i ka demonstruar deri më tani në rrugën e anëtarësimit në BE.