Facebook do t’ua ndalojë njerëzve në Australi të lexojnë ose të shpërndajnë lajme.
Vendimi është përgjigje për ligjin e propozuar që kompanitë teknologjike, si Facebook e Google, të negociojnë me media për të shfaqur përmbajtjen e tyre.
Ligjbërësit kanë thënë se rregullat e reja janë për të mbrojtur interesin publik të gazetarisë, duke u siguruar që për lajmet e shpërndara mediat të paguhen për përmbajtjen e tyre, shkruan CNN.
Por Google dhe Facebook kanë kundërshtuar me futjen e rregullit të ri, duke argumentuar se ai bazohet në një keqkuptim të marrëdhënies midis kompanive të teknologjisë dhe mediave.