Shkeli masat antiCovid, mbyllet lokali në Tetovë

Gjatë ditës së djeshme (17.02.2021) policia e Tetovës ka kryer kontroll në një objekt në rrugën “JNA” në Tetovë në pronësi të F.C. 33 vjeç gjithashtu nga Tetova.

Marketing

Gjatë kontrollit zyrtarët policorë në objekt kanë hasur 5 persona dhe pronarin e lokalit. Objekti është mbyllur nga Inspektorati shtetëror, derisa pronari F.C është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate në bazë të Nenit 206 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.