Likovë, sigurohen mjete për furnizimin me ujë të fshatrave Mateç dhe Sllupçan

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se është shpallur një procedurë për dhënien e kontratës për furnizimin publik për rindërtimin e rrjetit shpërndarës të sistemit për furnizim me ujë në f.Mateç dhe ndërtimin e rrjetit kryesor për furnizim me ujë në f. Sllupçan, komuna e Likovës.

Marketing

Vlera projektuese për rindërtimin e rrjetit shpërndarës të sistemit për furnizim me ujë në f. Mateç është 34.960.000,00 ndërsa për ndërtimin e rrjetit kryesor për furnizim me ujë në f. Sllupçan është 28.000.000,00 denarë. Vlera totale në vlerë prej 62,960,000.00 denarë për të dy projektet është siguruar nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2021.