Spanja po përballet me protesta të dhunshme, ku qindra qytetarët mbushën rrugët për të kundërshtuar arrestimin e një këngëtari për fyerje ndaj familjes mbretërore në këngët e tij. Por debati është ndezur mbi lirin e fjalës.
Në Barcelonë dhe katalonjë protestuesit qëlluan autoritetet me shishe, gurë dhe fishekzjarre, ku me shumë se njëqind persona u plagosën . Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, ndërsa arrestoi rreth 800 persona .
Demonstruesit u vunë flakën kontejnerëve të plehrave ,si dhe motoçikletave.
Disa sulmuan dyqanet dhe bankat duke thyer xhamat me gurë dhe sende të tjera të forta.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, duke iu referuar debateve për demokracinë dhe lirinë e shprehjes tha se dhuna nuk mund te justifikohet në asnjë mënyrë.
PEDRO SANCHEZ
KRYEMINISTRI I SPANJËS
“Spanja është një vend me demokraci të plotë dhe në vendet demokratike përdorimi i dhunës në çdo formë është i papranueshëm. Nuk ka asgjë që mund ta paraqesë dhunën si të drejtë. Dhuna nuk është liri, është sulm ndaj demokracisë dhe lirisë ndaj të tjerëve. Qeveria do të qëndrojë përballë çdo dhune dhe do të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj.”
Reperi Pablo Hasel u dënua me 9 muaj burg për ofendim ndaj institucioneve shtetërore dhe mbretërore si dhe për lavdërim të terrorizmit me disa shprehje të përdorura në Twitter dhe në këngët e tij. Burgosja e reperit spanjoll u pasua me kritika mbi demokracinë dhe lirinë e shprehjes.