Zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ka kundërshtuar deklaratën e ministres për punë të jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, pas pohimeve të saja se politika e jashtme maqedonase ka qenë nën 50% në pajtim me asaj të BE-së, informon Zhurnal.
Dimitrov pohon se kjo përqindje është 92% e jo nën 50% siç thotë ajo.
“Kjo është e pavërtetë skandaloze. Përqindja jonë e përputhshmërisë me politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian (tetor 2020) për vitin 2019 shënon 92%”, ka shkruar Dimitrov.
Dimitrov më tej ka përmendur pjesën e raportit të KE-së për politikë të jashtme të Maqedonisë ku shkruan: “për politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, vendi përputhet – kur është ftuar 0 me 84 nga gjithsej 91 deklarata të përfaqësuesit të lartë në emër të vendimeve të BE-së dhe Këshillit, që paraqet përqindje e përputhshmërisë prej 92% në vitin 2019”.
“Si duket nevojitet kujdes më i madh, veçanërisht kur bëhet fjalë për të dhëna që fitohen lehtë. Kjo përshtypje është dëshpëruese – se ideja ka qenë fqinji të poshtërohet në mënyrë paushalle, që nuk do të ishte aq miqësore, e as evropiane” shton Dimitrov.
Zaharieva më parë tha se disa nga vendet kandidate për anëtarësim në BE nga rajoni janë shumë pak në përputhje me politikën e jashtme të BE-së. Maqedonia e Veriut është një nga këto vende, me përqindje jashtëzakonisht të vogël, nën 50% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së”, tha Zaharieva