Mbrëmë është zgjedhur kryetari i degës së ASH-së në Tetovë, ku nga dy kandidatët, Gadaf Uzeiri dhe Muzafer Etemi, ky i fundit mori besimin e Ziadin Selës, pasi zgjedhja nuk ka qenë vullnet i strukturave partiake.
Burime të brendshme nga ASH-Tetovë për TetovaSot thonë se përkrahjen e nëndegëve dhe kuvendarëve e ka patur Gadaf Uzeiri, por Ziadin Sela dhe Arben Taravari kanë imponuar Muzafer Etemin si “të dëgjueshmin” e tyre dhe nga jashtë bazës partiake.
Të njejtat burime për TetovaSot thonë se këto lojëra Sela dhe Taravari i bëjnë për të mos ndjerë rezik nëse dega e Tetovës fuqizohet. Ata thonë se më shumë se gjysma e kuvendit të degës kanë lëshuar mbledhjen në mënyrë demonstrative.
Nga krahu i tradhëtuar, në shenjë revolte dhe pakënaqësie, pritet që ditët në vijim të dilet edhe me paraqitje publike, ku do të ftojnë për riorganizim të kësaj force.
Përndryshe ky fenomen nuk ndodh vetëm në degën e ASH-së në Tetovë, po në të gjithë degët e kësaj partie./TS