Ministri Osmani e vazhdon vizitën në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot e vazhdon vizitën dyditore në Emiratet e Bahskuzara Arabe, me takim me kolegun e tij të emirateve, Sheik Abdulla bin Zajed Al Nahjan.

Marketing

Gjatë ditës së sotme, Osmani në Abu Dabi dot ë takohet edhe me mniunistrin shtetëror të Diversifikimit Ekonomik dhe Diplomacisë Ekonomike, Ahmet Ali Al Sajeg, si dhe me drejtorin ekzekutiv të Qendrës ndërkombëtare për kundërshtim të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, Hedaja Ahmet Al Kasimi.

Dje, në ditën e pare të vizitës, Osmani qëndroi në Dubai, ku realizoi takim me ministren Shtetërore për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Reim bint Ebrahim Al Hashemi, e cila është përgjegjëse për ndihmë ndërkombëtare, zhvillimore dhe teknike dhe drejtor kryesor i EXPO 2020 Dubai.

Siç ka njoftuar MPJ, temë qendrore e takimit ka qenë pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në “EXPO 2020 Dubai”, ndërsa Osmani shprehu falënderim për ndihmën e EBA për ballafaqim me pandeminë Kovid-19, që iu nda Ministrisë sonë të Shëdnetësisë gjatë muajit nëntor vitin e kaluar.

Osmani kishte takim edhe me ministrin e Tregtisë së Jashtme, Tani Ahmed Al Zejudi, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar, me ç’rast theksoi se bashkëpunimi ekonomik mbetet si fokus kryesor i interesit tonë të përbashkët, kështu që mundemi të theksojmë se fushat kryesore të interesit tonë janë tregtia, investimet dhe turizmi.