Ambasadorja britanike në Shkup, Rejçëll Gallovej theksoi se qytetarët patjetër duhet që ta shohin në vepër sundimin e së drejtës. Ajo këtë e ka theksuar duke komentuar rastin me ish-shefin e shërbimit sekret Sasho Mijallkov, se institucionet në këtë rast a kanë treguar dobësi apo aftësi.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme lufta kundër korrupsionit në vend dhe forcimi i besimit të qytetarëve tek sundimi i së drejtës. Kjo nënkupton që të gjitha këto raste i ndjekim të zgjidhen, ashtu që njerëzit të kenë besim se drejtësia është e kënaqshme”, theksoi ambasadorja Gallovej.