I ftuar në Magazina Ekonomike në Alsat M, Drejtori i Agjencisë së Punësimit Abdush Demiri kuadër i Lëvizjes BESA, tha se mbi 54.000 mijë persona janë vonuar në paraqitjen e tyre si persona të papunë aktivë ose pasivë në qendrat për punësim ku ata janë të evidentuar.
Ai bërri thirrje që të gjithë këta persona të cilët nuk kan pranuar sms ose kanë ndërruar numrin ose adresën, le të paraqiten në qendrat e punësimit për të vazhduar kërkesën e tyre për punë.
Për personat aktivë çdo muaj paraqitje, ndërsa për ato pasiv çdo 6 muaj paraqitje. E tërrë kjo vlen deri më 19 mars, dhe ata që nuk do mund të paraqiten do të shlyhen nga evidenca e APRMVs dhe ri- regjistrimin do mund ta bëjmë vetëm pas 1 viti, theksoi Drejtori Demiri.