Edhe një deputete largohet nga koalicioni qeveritar. Maja Moraçanin nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) ka bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e grupit parlamentar të udhëhequr nga LSDM-ja në Kuvend.
Ajo theksoi se RDM planifikon të veprojë e pavarur në Parlament.
“Ne gjithashtu jemi me idenë për të vepruar në mënyrë të pavarur. Në këtë mënyrë do ti promovojmë vlerat tona në mënyrë më efektive”, u shpreh Moraçanin.
Ajo theksoi se mund të formohet një grup i ri parlamentar me partitë e vogla, që sipas saj mundëson ose jep privilegje të tjera.