17 vjet nga vdekja e Boris Trajkovskit, momenti i tragjedisë

Sot bëhen 17 vjet nga vdekja e ish presidentit të Maqedonisë së Veriut, Boris Trajkovski.

Marketing

Ai humbi jetën në ditën e sotme të vitit 2004, në një fatkeqësi aeroplani në afërsi të Mostarit.

Në fatkeqësinë, përveç Trajkovskit, jetën e humbën Dimka Ilkova-Boshkoviq, Risto Bllazhevski dhe Anita Krishan Llozanovska nga Kabineti i presidentit, Mile Kërstevski nga Ministria e Punëve të Jashtme, Boris Velinov dhe Ace Bozhinovski, anëtarë të sigurimit dhe pilotët, Marko Markovski dhe Branko Ivanovski, transmeton TV21.

Ekipi i cili udhëheqëte aeroplanin e kryetarit Boris Trajkovski me bashkëpunëtorët e tij gjatë fluturimit ka bërë shtatë gabime. Gabimi i fundit ishte fatal, këtë e vërtetoi komisioni i cili e ka hulumtuar këtë fatkeqësi, raporti i të cilit sot zyrtarisht u prezantuar para publikut.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy kuti të zeza, ndërsa janë publikuar edhe audio xhirimet e bisedës midis pilotit dhe kopilotit para fatkeqësisë.