Shkencëtarët rusë: Sputnik V, efektive kundër mutacioneve

Vaksina ruse Sputnik V rezultoi efektive edhe ndaj mutacioneve të reja të koronavirusit. Shkencëtarët rusë thanë se kjo vaksinë garanton mbrojtje si ndaj variantit britanik, ashtu edhe ndaj atij në Afrikënn e Jugut. Por të dhëna më të detajuara do të publikohen së shpejti.

Marketing

“Një studim i fundit i kryer nga Qendra Gamaleya në Rusi tregoi se vaksina Sputnik V ka një efektivitet ndaj llojeve e reja të virusit, duke përfshirë variantet e identifikuara për herë të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut”, tha Dennis Logunov, zëvendës drejtori i qendrës ku u zhvillua vaksina Sputnik V.

 

Muajin e kaluar presidenti Vladimir Putin urdhëroi që deri më 15 mars vaksina ruse të studiohej nëse ishte efektive ndaj mutacioneve të virusit që po përhapen në të gjithë botën.