Aktvendimi gjyqësore me të cilin i akuzuari, ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov u dënua me 12 vite burg i mundëson ati që pas 60 ditëve pararaburgim të jetë i lirë nëse në ndërkohë Gjykata e Apelit nuk sjell vendim, sqaron eksperti juridik Fadil Xhelili.
Mijallkov në lëndën target dhe Fortesa akuzohet me propozim akuzë,për veprat penale “shoqërim krimel ,keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare si dhe marrjen e shpërblimit dhe ndikim kundërligjorë për të cilat dënimi maksimal është 5 vite burg ndërsa paraburgimi maksimum 60 ditë.
Dënimi kumullativ prej 12 vite burg,më shumë seç është e paraparë me propozim akuzë , është çështje e interpretimit të normave se nëse do ti vazhdohet paraburgimi.
“Pas mbarimit të 60 ditëve,nëse nuk arrim të kemi një zhvillim dhe mbarim të procedurës penale atëherë i akauzuari duhet të lirohet në liri…Meqenëse i akuzuari është dënuar me burg kumullativ 12 vite,është çështje e interpretimit të normave juridike nëse paraburgimi duhet të zgjasë 60 ditë duke u thirrur në propozim akuzë të Ligjit për procedurë penale që parashikon për vepra penale deri më 5 vite ,apo nëse thirremi në shqiptimin e dënimit prej 12 viteve tek të cilët parashikohet që paraburgimi të zgjasë 6 muaj,pastaj edhe 6 të tjerë,në bazë të ligjit për procedurë penale”, u shpreh eksperti juridik dhe avokat Fadil Xhelili.
Sipas Xhelilit ,rastet e tilla që janë të rralla në praktikë,hapin mundësinë që në të ardhmen të pësojnë ndryshime në Ligjin për procedurë penale ,ku përveç propozim akuzës të mirret parasysh edhe numri i veprave dhe dënimi kumullativ për të njejtat.
“Mbetet se ndoshta në një të ardhme ,që Ligji i procedurës penale në mënyrë taksative dhe më precize ta definojë nëse kur kemi raste të këtilla që inicohen dhe zhvillohen me propozim akuzë do të shkohet në 60 ditë maksimum apo nëse ka një sër veprash dhe shqiptimi kumullativ do të jetë mbi 5 vjet të vlejnë normat që parashikojnë paraburgimin sin ë aktakuzë”, theksoi Xhelili.
Mijallkov akoma ka aktive edhe 3 lëndë, lëndën Thesari,Tortura dhe rastin Titanik 2.Në rastin Titanik 2 ,gjykata e shkallës së parë e dënoi me 3 vite burg por,gjykata e Apelit e anuloi vendimin dhe e ktheu lëndën në rigjykim.Ndërsa dy lëndët e para “Thesari” dhe “Tortura” u kthyen nga e para përshkak të ndërrimit të gjykatëses porotë gjegjësisht pas kalimit të 90 ditëve pa mbajur as një seancë. (Tvm2)