Enti Shtetëror i Statistikave shpalli konkurs publik shtesë për regjistrues dhe instruktorë rajonalë, për Regjistrimit të Popullsisë, Familjeve dhe amvisërive, që do të mbahet nga 1 deri 21 Prill. Gjatë angazhimit të tyre do të merret parasysh struktura etnike e popullsisë në rajonin përkatës të regjistrimit.
Aplikuesit duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në moshë madhore, të kenë përfunduar të paktën arsimin e mesëm dhe të mos jenë të punësuar. Kërkesat shtesë janë njohja e punës në kompjuter dhe njohuri të gjuhës së përshtatshme të komunitetit në zonën e regjistrimit. Përzgjedhja e kandidatëve të regjistruar do të bëhet përmes testimit, i cili do të kryhet në zyrat e komisioneve rajonale të regjistrimit. Koha dhe vendi ku do të zhvillohet testimi, do të publikohet në mënyrë plotësuese. Kandidatët duhet të regjistrohen përmes aplikimit elektronik që mund të gjendet në faqen e internetit të Entit Shtetëror të Statistikave, në maqedonisht dhe shqip, në periudhën prej 3 deri më 7 mars 2021.
Në konkursin plotësues, nuk mund te aplikojnë kandidatët që kanë aplikuar në konkursin e mëparshëm të shkurtit. Dokumentet plotësuese dorëzohen në zyrën e Entit të Statistikave në Shkup, ose në zyrat rajonale, në ditën e planifikuar të testimit. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet 3 ditë pas testimit. Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në faqet e internetit të Entit Shtetëror të Statistikave.