Igor Spasov është ekstraduar në vend dhe është dërguar në burgun e Idrizovës. Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se autoritetet bullgare kishin miratuar ekstradimin e tij për të vuajtur dënimin prej 14 viteve për vrasjen e Martin Neshkovskit më 5 qershorit të vitit 2011-të. Spasov u arratis në tetor të vitit 2019 kur edhe iu dha leja për trajtim spitalor. Pas kësaj, ai nuk u kthye në burg. Pas gati dy vitesh në arrati, ai u arrestua më 1 shkurt të këtij viti në Sofje, pas denoncimit paraprak për dhunë familjare. Ish anëtarit të njësisë speciale “Tigrat” i kanë mbetur 7 vjet e tre muaj burg.