Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një statusi në fejsbuk ka njoftuar se SHA ELEM Turs do të ndahet nga SHA EEM dhe do të funksionojë si subjekt i pavarur. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka marrë vendim të fillojë procedurë për Partneritet Publik Privat (PPP) për zhvillimin e Ski-qendrës Kodra e Diellit. Vendim ky, që do të mundësojë krijimin e kushteve për investime të reja në zhvillimin e Kodrës së Diellit.